Pesë persona të privuar nga liria, ndaj njërit prej tyre është ngritur kallëzim penal dhe i është caktuar masa e paraburgimit për dhunë në familje, nga gjithsej shtatë raste të denoncuara gjatë 24 orëve të fundit. Nga shtatë rastet e denoncuara, në dy prej tyre u sulmuan fizikisht edhe dy të mitur.

“Më 29.05.2026, në orën 08:40, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria L.N. (62), duke vepruar sipas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar vajzën e tij të mitur dhe kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 56-vjeçare. Pas masave dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 0,70 promilë alkool në gjak, si dhe është ndaluar në stacion policor. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles. Ndaj L.N. është paraqitur kallëzim penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit dhe ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Shkupit, për vuajtjen e kësaj mase.”

“Më 29.05.2026, në orën 12:25, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.S. (40) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 49-vjeçare dhe djalin e saj”.

“Më 29.05.2026, në orën 11:20, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.C. (44) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare”.

“Në SPB Tetovë, gjatë mbrëmjes janë regjistruar dy ngjarje që lidhen me denoncime kundër V.R. (57) nga Tetova. Konkretisht, më 29.05.2026, në orën 23:40, nëna e tij 78-vjeçare ka denoncuar për “rrezikim të sigurisë gjatë dhunës në familje”, pasi në banesën familjare ai kishte thyer sende dhe ishte sjellë në mënyrë agresive. Më pas, më 30.05.2026, në orën 00:17, fqinja e tyre ka denoncuar se më 29.05.2026, rreth orës 18:10, V.R. kishte trokitur në derën e saj dhe me një mjet të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime. V.R., me asistencën e policisë dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Tetovës, është transportuar dhe hospitalizuar në një institucion përkatës shëndetësor në Shkup”.

“Më 29.05.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare ka denoncuar se më 27.05.2026, në zonën e Gjorçe Petrovit, ish-partneri i saj jashtëmartesor, Xh.R., i kishte bërë kërcënime”.

“Më 29.05.2026, në orën 15:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria D.D. (24) nga Velesi, duke vepruar sipas një denoncimi se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të pamartuar 25-vjeçare”.

“Më 19.05.2026, në orën 17:30, në SPB Ohër është denoncuar se A.N. nga Ohri, në shtëpinë familjare, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij dhe i kishte bërë kërcënime verbale me jetë”.