Monitorimi i Qendrës për strategji Evropiane “EuroThink” nxori në pah se është shtyrë afati për vënien në përdorim të sallës sportive në Shkollën Fillore “Kuzman Josifovski Pitu” të Komunës së Kisella Vodës.
Salla e premtuar gjatë zgjedhjeve lokale, është investim prej 32 milionë denarësh nga buxheti i shtetit. Edhe pse më 31 mars u njoftua se kapaciteti i plotë prej 650 m² planifikohet të përfundojë deri më 1 shtator. Por, informacionet e fundit tregojnë se kjo sallë do të vihet në përdorim në fund të vitit.

“Për momentin gjendemi para sallës sportive ‘Kuzman Josifovski Pitu’ e cila është në proces të realizimit. Sipas informacioneve të fundit të Komunës Kisella Vodë dhe pas bisedimit gjatë takimit me kryetaren, projekti tani më është realizuar 80%. Furnizimet publike dhe financat janë siguruar përmes Ministrisë së arsimit dhe shkencës, i gjithë dokumentacioni dhe informacionet e nevojshme janë siguruar përmes qasjes së informacioneve të karakterit publik të komunës dhe të ministrisë”, deklaroi Matea Kargovska, monitoruese e “EuroThink”

Nga Komuna e Kisella Vodës po ashtu presin që salla të hapet së shpejti. Sipas tyre, rinovimi i saj është projekt që realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa komuna nuk është përfshirë në prokurimet për rinovimin e sallës sportive. Megjithatë, hapja e saj pritet të bëhet deri në fund të vitit.

“Ndërtimi sallës sportive në Shkollën Fillore ‘Kuzman Josifovski Pitu’ nuk hyn në juridiksionin e Departamentit për çështje komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit. Ky projekt realizohet dhe financohet nga Ministria e arsimit dhe shkencës. Sektori për Prokurim publik dhe çështje të përgjithshme nuk ka zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit publik për këtë projekt.”, deklaruan nga Komuna e Kisella Vodës.

Me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), “EuroThink” është një nga organizatat që monitorojnë disa projekte të vetëqeverisjes lokale në gjithë vendin të premtuara nga të zgjedhurit e qytetarëve. Sipas të dhënave zyrtare, kjo shkollë me rreth 637 nxënës edhe më herët ka pasur sallë sportive, e cila me renovim të tërësishëm po merr pamje të re dhe moderne.

Deri ktu lexohet, disklejmeri poshte shkon vetëm ne veb!

Monitorimi i zbatimit të premtimeve zgjedhore dhe masave të qeverisë lokale është aktivitet që realizohet në kuadër të projektit zviceran “Programi për Mbështetjen e Zgjedhjeve”, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES. Megjithatë, përmbajtja dhe qëndrimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës apo të IFES-it.