Në numrin e sotëm të “Tuttosport” janë publikuar deklaratat e Randal Kolo Muani, sulmuesit të Juventusit, të dhëna pas fitores 4-1 të skuadrës së tij kundër Wydad Casablanca në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, ndeshje në të cilën ai asistoi Yildiz.
Kolo Muani tha: “Një ndeshje fantastike, e nisëm menjëherë shumë mirë. Edhe pse në autogolin e tyre, Kenan në fakt donte të ma pasonte topin mua… Pastaj ishim të zotët ta përballonim presionin dhe ta mbyllnim ndeshjen. Tani na pret Manchester City, do të jetë një sfidë e bukur”.
Më pas, francezi u ndal edhe te harmonia që po krijon me Yildiz: “O Zot, është shumë i fortë! Të luash me të është magji e pastër, e kupton më shumë gjatë stërvitjeve. Kenan është vërtet në një tjetër nivel, djalë i jashtëzakonshëm, është kënaqësi ta ndaj fushën me të. Ka cilësitë për të luajtur në klubet më të mëdha të botës, shpresoj të fitojë trofe këtu edhe individualisht”.
Kolo Muani ndalet edhe te situata personale te Juventusi, teksa komenton zërat e merkatos: “Për Chelsea nuk di asgjë, po përpiqem të fokusohem vetëm te Kupa e Botës për Klube. Pas turneut do të shohim, por po të varej nga unë, do të qëndroja këtu. Te Juventusi jam shumë i lumtur, ndihem vërtet mirë”.
The post “Për Chelsea nuk di asgjë. Po të ishte për mua, do të qëndroja këtu te Juventusi” appeared first on Telesport.
