Qeveria po bënë ekskursione me politikën e jashtme, akuzoi opozitari Venko Filipçe, duke komentuar votimin e përmbajtur të Maqedonisë për rezolutën e Ukrainës dhe BE-së në KB-në, të cilën e mbështet pothuajse gjithë Europën. Filipçe tha se një pjesë e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, por edhe eurodeputeti Tomas Vajc tek ai ka shprehur shqetësim për votimin e Maqedonisë.

“Maqedonia me mospërputhjen e saj rrezikon të margjinalizohet në qarqet politike evropiane”, tha Venko Filipçe.

Sipas Filipçes, qeveria po ndjek një politikë të jashtme kaotike dhe të improvizuar dhe po ashtu komenton qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se vendi është pjesë e “normales së re”.

“Normalja e re në Maqedoni është një jetë më e vështirë për qytetarët dhe kryerja e një politike të jashtme, vërtetë pa busull dhe pa asnjë shpjegim logjik”, tha Filipçe.

Për këtë u përgjigj Mickoski, i cili tha se opozitës i mungon besueshmëria për të folur për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

“Do t’ju kujtoj se si u akuzova… si anti-NATO, antiamerikan, pro-rus dhe nuk e di se çfarë…, tani ju pengon fakti që ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me administratën e re të Presidentit Trump”, deklaroi Hristijan Mickoski

Për faktin se Maqedonia nuk ka votuar për Rezolutën e sponsorizuar nga Franca, komentoi edhe ambasadori francez Kristof le Rigoler.

“Ju vërtet po drejtoni gishtin në një çështje të rëndësishme, me votën e Maqedonisë së Veriut në Nju Jork, e cila ishte e papritur për ne”, tha Kristof le Rigoler.

Ministria e Punëve të Jashtme paraprakisht ka theksuar se vendimi për të mbështetur Rezolutën e SHBA-së, dhe jo atë të Ukrainës dhe BE-së, është udhëhequr nga një analizë e plotë e lëvizjeve aktuale të politikës së jashtme globale dhe nuk duhet të interpretohet si ndryshim në pozicione.