Një nga dilemat e mëdha të merkatos së verës mban emrin e Leon Goretzka. Mesfushori gjerman ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Bayern, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin.
Gjatë gjithë këtyre muajve është përfolur për interesimin e madh të Milanit, madje kuqezinjtë kishin marrë edhe aprovimin e lojtarit. Por, duke qenë se Milan flaku tutje sezonin në javën e fundit dhe mbeti jashtë Champions League, situata ndryshoi direkt.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin. Edhe bardhezinjtë kanë qenë shumë të interesuar për mesfushorin gjerman, por kushti i vendosur prej tij është se dëshiron të luajë në Champions League.
La Gazzetta dello Sport zbulon se Arsenal do të jetë sipas të gjitha gjasave ekipi i ri i Leon Goretzka. Zyrtarizimi do të vijë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, pasi për momentin mesfushori është i gjithi i fokusuar te kombëtarja gjermane.
The post Për Milanin dhe Juventus mbetet thjesht një ëndërr… Leon Goretzka zgjedh ekipin e ri appeared first on Telesport.
