Ish-lojtari i Sanderlandit, Majkëll Grej ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me Granit Xhakën dhe klubin anglez. Ai thotë se mesfushori shqiptar mund të jetë kryesori që skuadra e Sanderlandit në të ardhmen të ketë yje. Kjo pasi sipas Grej-t, Xhaka mund të ketë një ndikim të madh në dëshirat e futbollistëve.

“Është e mahnitshme apo jo? Ndaluni dhe mendoni mirë? Kë ka marrë Sanderlandi? Epo, ata e kanë Granit Xhakën. Nëse ai mund të shkojë në Sanderland, nuk kam asnjë arsye të mos shkoj unë? Kjo është rëndësia e të pasurit dikë si ai në klub”, u shpreh Grej.

Kujtojmë se Granit Xhaka ka disa ndeshje që s’ka luajtur për “macet e zeza” për shkak të një lëndimi./Indeksonline/

The post “Për shkak të Xhakës shumë lojtarë mund të vijnë te Sanderlandi” appeared first on Alsat.