The post Për tetë orë 116 shkelje nga motoçiklistët në Shkup, policia konfiskon 3 prej tyre appeared first on Alsat.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot, gjatë një kontrolli të shtuar policor në Shkup, në periudhën tetëorëshe nga ora 10:00 deri në 18:00, janë sanksionuar 116 drejtues motoçikletash dhe janë konfiskuar tre motoçikleta.Sipas të dhënave të MPB, 64 drejtues janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës, 13 për drejtim pa patentë shoferi, ndërsa tre motoçikleta kanë qenë të paregjistruara. Gjithashtu janë evidentuar edhe shkelje të tjera.Gjatë aksionit janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të drejtimit të papërgjegjshëm, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.MPB paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat për siguri më të madhe në rrugë./Alsat.mk.
The post Për tetë orë 116 shkelje nga motoçiklistët në Shkup, policia konfiskon 3 prej tyre appeared first on Alsat.