Liverpool 2, City 0! Kjo e diel ndoshta do të mbahet mend si fundi i epokës Pep Guardiola te Manchester City, skuadër e cila ka harruar sesi fitohen ndeshjet.

Djemtë e trajnerit Arne Slot sot realizuan një fitore bindëse kundër “Qytetarëve”, duke dëshmuar se ky është sezoni i tyre dhe vështirë se dikush mund t’i rrëzojë më në Premier League.

Liverpool dominoi plotësisht gjatë gjithë takimit dhe shënoi nga një gol për pjesë loje. Në të parën shënoi Gakpo, ndërsa në të dytën Salah me penallti.

City ishte totalisht i pashpresë në “Anfield”, duke mos arritur të cenojë thuajse në asnjë rast pritësit, të cilët dukeshin si qenë të tërbuar në fushë, gati për të shqyer lojtarët e Guardiolës në gjysmëfushën e tyre.

Me këtë fitore, Liverpool kryeson me 34 pikë në tabelën e klasifikimit në Premier League, 9 më shumë se Arsenali ndjekës. City, ndërkohë, ka 23 pikë dhe renditet i pesti.

The post “Perandoria Pep” ra sot, Liverpool dominon në “Anfield” dhe shkon +9 pikë në Premier League appeared first on Telesport.