Dueli i sotëm mes Milanit dhe Napolit nuk është vetëm një përballje mes dy skuadrave të mëdha të Serie A. Më 30 maj, kur Napoli sapo kishte ngritur titullin pas një gare të gjatë me Interin, nisën të qarkullonin fjalë se Antonio Konte po mendonte një hap të ri. Një rikthim te Juventusi nuk duke i pamundur, ndërsa presidenti De Laurentis filloi të shqetësohej për të mos mbetur sërish pa trajner, siç ndodhi pas largimit të Spallettit.

Në ato ditë, De Laurentiis kontaktoi Masimiliano Alegrin. Për teknikun nga Livorno u arrit një marrëveshje e shpejtë, me një kontratë dyvjeçare gati për t’u nënshkruar. Në letër, çdo gjë ishte gati që Alegri të zbarkonte në stol në “Diego Armando Maradona”.

Por ndërkohë, më 29 maj, Konte dhe presidenti i Napolit vendosën të rinovojnë bashkëpunimin, duke dhënë siguri të reja për të ardhmen. Ky vendim ndryshoi gjithçka: vetëm një ditë më vonë, Milani hyri në lojë dhe bllokoi Alegrin, duke e bërë trajner të ri të kuqezinjve.

Kështu, skenari i sotëm mori formë: Alegri në stolin e Milanit dhe Konte në atë të Napolit. Një duel që mbart brenda vetes shumë më tepër se tri pikë – mbart rastësinë, strategjinë dhe “sliding doors” e futbollit. Nëse Konte do të kishte ndjekur rrugën drejt Juves, gjithçka do të ishte ndryshuar: Alegrin te Napoli, Milani ndoshta me një emër tjetër, dhe një Milan-Napoli pa këtë ngarkesë emocionale.

Sot, ndeshja është më shumë se një provë taktike. Është përplasje mes dy trajnerëve që për vite kanë dominuar futbollin italian. Alegri, mjeshtër I balancës dhe pragmatizmit. Konte, simbol i energjisë dhe vendosmërisë. Një sfidë që do të peshojë në kampionat, por edhe në imagjinatën e tifozëve./Panoramasport/

The post Përballja Alegri dhe Konte, historia që mund të mos ishte shkruar appeared first on Alsat.