Trent Alexander-Arnold është objektivi kryesor i Real Madrid për krahun e djathtë të mbrojtjes. Madje, Carlo Ancelotti e ka piketuar që vitin e kaluar.

Duke qenë se kontrata e anglezit te Liverpool skadon në 2025, ka shumë oferta për të. Real Madrid synon ta marrë me parametra zero në mbyllje të sezonit.

Gazeta “AS” raporton se Florentino Perez e ka si plan A lojtarin e Liverpool, por është i vetëdijshëm se ai mund të rinovojë në “Anfield”.

Nëse transferimi i tij nuk ndodh, Los Blancos duan transferimin e Pedro Porros. Vlera e tij aktuale llogaritet 60 mln euro. Lojtari i Tottenham këtë sezon ka shkëlqyer në Premier League.

The post Perez ka një plan B për krahun e djathtë! Lojtari luan në Premier League dhe kushton 60 mln euro appeared first on Telesport.