Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se në kuadër të procedurës parahetimore një ekip i prokurorëve të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ishin në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Në këtë takim është dakorduar dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja. “Për shkak se bëhet fjale për dokumentacion voluminoz dhe të ndjeshëm, në bazë të të cilit duhet të sigurohen dokumente relevante, kontrolli do të zgjasë në periudhën e ardhshme, ndërsa do të ndërmerren edhe veprime të tjera parahetimore”, thuhet një njoftimin e Prokurorisë. Më tej shtohet se Prokuroria vepron vetëm në bazë të dëshmive, në kuadër të procedurave ligjore dhe duke respektuar të drejtat e palëve të tanguara. /alsat.mk

The post PËRGJIMET: Ekipi i prokurorisë, takim në ASK, do të bëhet kontroll i dokumenteve appeared first on Alsat.