Ivan Perisic, anësori i PSV Eindhoven, golashënuesi i momentit 1-1 në ndeshjen kundër Juventusit, foli për kanalet zyrtare të klubit holandez: “I kisha luajtur ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve dy vite më parë, ndaj ishte shumë bukur të rikthehesha në këtë kompeticion.
Falë skuadrës, që me të vërtetë bëri një punë të madhe në grup, luajtëm shumë mirë. Kemi një ndeshje tjetër në shtëpi, atë të kthimit, dhe me ndihmën e tifozëve tanë jam i sigurt se do t’ia dalim.
Luajtëm mirë kur kishim topin, edhe pse përballeshim me një skuadër të madhe. Duhet të vazhdojmë të besojmë se mund të shënojmë gola në ndeshjen e kthimit.
Juve është një klub i madh, unë kam luajtur shumë ndeshje kundër tij dhe ka qenë gjithmonë e vështirë. E përgatitëm mirë ndeshjen, por siç thashë ka mbetur edhe sfida e kthimit. Besoj në ekipin tim dhe me më shumë fat do të mund të kualifikohemi në 1/8 finale.
I lumtur për golin? Jo, kur humbasim nuk jam kurrë i lumtur, por siç thashë ka ndeshje kthimi dhe jam i bindur se do t’ia dalim. Për të kaluar në raundin tjetër duhet të fitojmë, është e thjeshtë”.
The post Perisic: Besoj te ndeshja e kthimit. Juventusi është ekip i madh, por do t’ia dalim appeared first on Telesport.
