Përleshjet në kufirin midis Kamboxhias dhe Tajlandës vazhdojnë, ku numrin i përgjithshëm i të vdekurve nga të dyja palët arriti në 33, kumtuan autoritetet në të dy vendet.
Pnom Pen i ka bërë thirrje Tajlandës për një “armëpushim të menjëhershëm”, ndërsa të dyja palët ftohen për vetëmbrojtje dhe kërkojnë armëpushim dhe fillimin e negociatave.
Mosmarrëveshja e gjatë kufitare këtë herë është përshkallëzuar në përleshje të armatosura me aeroplanë luftarakë, tanke dhe zjarr artilerie – konflikti më i dhunshëm që nga viti 2011, duke bërë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të thërrasë një seancë emergjente.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias, 13 persona kanë vdekur, ndërsa 71 janë plagosur, Ushtria tajlandeze publikoi se dje janë vrarë pesë ushtarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave tajlandeze në 20 (14 civilë dhe gjashtë ushtarë).
Numri aktual i të viktimave e tejkalon atë të konfliktit të viteve 2008-2011, kur vdiqën 28 persona.
Përleshjet u raportuan sot rreth orës 05:00 sipas orës lokale. Pnom Pen akuzoi Tajlandën se ka qëlluar “pesë predha të rënda artilerie” në objektet në provincën Pursat.
