Përleshje të dhunshme shpërthyen sot rreth mesditës në sheshin “Republika” në Paris. Vendndodhja ishte pika e fillimit për një marshim të madh që përfshinte disa mijëra demonstrues të zemëruar që protestonin kundër kostos së lartë të jetesës.

Policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, disa prej të cilëve ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza, ndërsa të tjerë hodhën fishekzjarre, raportuan mediat franceze.

Protestat në Francë filluan muajin e kaluar në shkollat ​​e mesme të vendosura në periferitë e varfra veriore të Parisit. Atje, pakënaqësia me mungesën e mësimdhënësve dhe gjendjen e keqe të objekteve arsimore u shndërrua shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër pabarazisë, shpenzimeve të pamjaftueshme publike dhe një cilësie në rënie të jetës.

Ka një prani të madhe policore në qendër të Parisit, veçanërisht rreth monumenteve si “Shanzelize” dhe Porta triumfale, zona që u përjashtuan nga rrugët e dy demonstratave.

Në mbarë Francën, sot janë planifikuar qindra protesta tjera ku pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.