Skip to content
  • Tue. Apr 28th, 2026
Monitor.mk

Monitor.mk

  • BALLINA
  • LAJME
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • OPINION
LAJME

Përmbytjet godasin Shqipërinë, angazhohen edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forca

Nov 21, 2025

Policia e Shtetit në Shqipëri ka rritur masat e gatishmërisë për shkak të situatës së rënduar atmosferike që ka përfshirë disa zona të vendit.

Shërbimet e Policive Vendore, Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja” kanë ndërhyrë në ndihmë të banorëve kudo ku është kërkuar asistencë, ndërsa në zonat më të prekura janë angazhuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forca.

Në qarkun e Beratit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me emergjencat civile të Bashkisë Dimal, kanë evakuuar pesë persona nga fshatrat Çiflik dhe Arrëz.

Mes tyre ishte edhe një 100-vjeçare nga fshati Çiflik, e cila u nxor në kohë të sigurt nga zona e rrezikut.

Ndërhyrje të shumta janë kryer edhe në Devoll, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Progër. Policia e Devollit ka asistuar banorët e prekur dhe prej mëngjesit vijon kërkimet për një 75-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e zhdukur nga banesa dhe e dyshuar se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Paralelisht, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në të gjitha akset kombëtare për të parandaluar aksidentet dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve në rast nevoje.

Specialistët e Policisë në terren mbajnë kontakte të vazhdueshme me kryetarët e fshatrave dhe administratorët lokalë për të garantuar ndërhyrjen e shpejtë në situata emergjente, ndërsa Sallat Operative janë përforcuar për t’u përgjigjur në kohë reale telefonatave të qytetarëve.

Policia e Shtetit njofton se mbetet në gatishmëri të plotë dhe po koordinon veprimet me Emergjencat Civile. Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë në numrin falas 112.

1 hour ago

The post Përmbytjet godasin Shqipërinë, angazhohen edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forca appeared first on Alsat.

Post navigation

A po e rregulloni gabim frigoriferin? Çfarë nënkuptojnë numrat në rrotëz dhe si të shmangni prishjen e ushqimit
Në shkurt deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Related Post

LAJME

Hoxha takon Mexhitin: Nuk ka asnjë “tymnajë” që mund të ndikojë në marrëdhëniet tona

Apr 27, 2026
LAJME

Lumir Abdixhiku prezanton 15 nënshkrimet e LDK-së për kandidat për President

Apr 27, 2026
LAJME

“20% në Kushtetutë është etiketë” – Osmani në Click Plus: Gjuha shqipe është e barabartë dhe zyrtare në Maqedoni

Apr 27, 2026
Monitor.mk

Proudly powered by WordPress | Theme: Newsup by Themeansar.