Përplasje pushtet-opozitë për gjendjen në sistemin gjyqësor. Kryetari i LSDM-së , Venko Filipçe, sot e akuzoi kryeministrin për partizim të gjyqësorit. Sipas LSDM-së, partia në pushtet nuk ka zbatuar reforma dhe nuk ka miratuar asnjë ligj nga agjenda reformuese në fushën e drejtësisë. Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski tha se gjyqtarët janë të organizuar në klane, dhe kjo që nga koha e qeverisë së mëparshme. Paralajmëroi reforma serioze pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
“Tashmë një vit e gjysmë ata vendosin gjykatësit e tyre, prokurorët e tyre, vetëm e partizojnë gjyqësorin dhe nuk ka asgjë thelbësore nga zbatimi i reformave. Unë isha ai që zgjata dorën, isha në takim te kryeministri, për të krijuar grupe pune të përbashkëta dhe të zbatohej agjenda reformuese. Deri tani nuk është miratuar asnjë ligj në fushën e gjyqësorit”, tha Venko Filipçe, kryetar i SDSM.
“Organizimi i tyre në klane dhe relacionet e hapura i kanë bërë ata mur i drejtësisë dhe mburojë e krimit të aparatit që po e ndryshojmë. Dua të paralajmëroj se pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë as korrektësi politike, as tolerancë ligjore ndaj strukturave që funksionojnë si shtet i thellë në mbrojtje të krimit. Do të pasojnë reforma për të cilat di që disa ‘megafona të paguar’ do të humbasin ndjenjat”, u shpreh Kristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk
The post Përplasje pushtet-opozitë për gjendjen në sistemin gjyqësor appeared first on Alsat.