Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke pretenduar se ajo nuk e mbështeti në çështjen e Ngushticës së Hormuzit dhe se gjatë samitit të G7 kishte kërkuar të realizonte një fotografi me të. Deklaratat e Trump kanë nxitur reagime të menjëhershme në Itali.
Meloni i hodhi poshtë akuzat përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, duke i cilësuar ato si “shpikje të pastër”. Kryeministrja italiane tha se është e zhgënjyer nga mënyra se si presidenti amerikan sillet ndaj aleatëve tradicionalë të SHBA-së, ndërsa theksoi se “as unë dhe as Italia nuk i lutemi kurrë askujt”.
