Përtej rivalitetit: Gjesti i madh i Simeones ndaj Rafinjas

Barcelona nuk arriti të përmbiste humbjen 4-0 ndaj Atlétiko Madridit në ndeshjen e parë. Ndonëse djemtë e Hansi Flik fituan 3-0 mbrëmë, kjo rezultat nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në finale. Pas këtij rezultati, Atletiko do të përballet në finale me fituesin e derbit bask midis Real Sosiedadit dhe Atletik Bilbao-s.

Me rënien e fishkëllimës së fundit, lojtarët e Atletikos nisën festën, ndërsa në kampin tjetër mbretëronte zhgënjimi i thellë. Mes detit të fytyrave të trishtuara spikati Rafinja.

Braziliani fillimisht duartrokti tifozët për mbështetjen dhe më pas, i rraskapitur e i thyer nga eliminimi, u ul i vetmuar në bar. Ishte pikërisht ai momenti kur trajneri Diego Simeone dhuroi një leksion burrërie. Pasi u përshëndet me stafin e tij, ai u drejtua menjëherë te Rafinja-s. I zgjati duart, i tha disa fjalë inkurajuese dhe e ndihmoi të ngrihej në këmbë.

Një skenë e shkurtër, por tejet domethënëse, që vërtetoi se futbolli, përtej rivalitetit dhe pasionit të egër, di të ofrojë momente të sinqerta respekti dhe humanizmi.

The post Përtej rivalitetit: Gjesti i madh i Simeones ndaj Rafinjas appeared first on Alsat.