Barcelona ka përjetuar pesë ditë të vërteta makthi. Tani Hansi Flick ka pothuajse një javë për të përgatitur ndeshjen ndaj Levantes në “Camp Nou” dhe ndalur momentin negativ të skuadrës. Të enjten e kaluar katalanasit u komplikuan shumë në Kupën e Mbretit, pas humbjes 4-0 ndaj Atlético Madridit, ndërsa të hënën humbën 2-1 kundër Girona në Montilivi, duke dorëzuar kreun e kampionatit.

Barça kishte mbërritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës me moral të lartë, por skuadra e Simeones e mposhti bindshëm. Jo vetëm rezultati, por edhe loja ishte zhgënjyese, ndoshta pjesa e parë më e dobët nën drejtimin e Flick. Pesë ditë më vonë, katalanasit kërkuan reagimin ndaj Girona, por pavarësisht shtyllës së Dani Olmo dhe penalltisë së humbur nga Lamine Yamal, pësuan humbje.

Ky rezultat i dha vendin e parë Real Madridit, fitues ndaj Real Sociedad. Tri humbjet e Barcelonës më 2026 kanë ardhur jashtë fushe: ndaj Real Sociedad, Atlético Madridi dhe Girona. Është hera e dytë këtë sezon që skuadra katalanase pëson dy disfata radhazi.

The post Pesë ditët më të zeza të Barcelonës, tani rrezikon të “hedhë në erë” gjithçka appeared first on Telesport.