Pesë prokurorë publikë kanë dorëzuar kandidaturat për drejtues të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, konfirmoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi.
Në garë janë Jove Cvetanovski, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi. Këshilli të premten do të formojë komisionet për procedurën, ndërsa zgjedhja e drejtuesit të ri është paraparë më 28 tetor, pas përfundimit të mandatit të Islam Abazit.
