Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria pesë persona për shkak të “paarsyeshmërisë në drejtimin e automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Rastet e evidentuara:
- Autostrada Shkup–Tetovë (Studena Voda) – A.J. (31) nga Dolna Leshnicë drejtonte “Audi” me 184 km/h në zonë ku kufiri është 80 km/h.
- Autostrada Shkup–Tetovë (Dobarski nadvozh) – B.A. (25) nga Studeniçani me “BMW” u kap duke ngarë me 192 km/h, në vend ku kufiri është 100 km/h.
- Mavrovë-Rostushë (Rostushko Ançe) – V.D. (48) nga Shkupi, në “Škoda”, u ndalua nën ndikimin e 2,90 promilë alkool.
- Veles – D.V. (27) nga Velesi drejtonte “BMW” me 2,28 promilë alkool në gjak.
- Bitola–Mejxhitlia (fsh. Kravari) – S.S. (22) nga Sredno Egri drejtonte “Volkswagen Polo” me 107 km/h në zonë të banuar, ku kufiri është 50 km/h.
Sipas MPB-së, të gjithë shoferët janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni. Për ngjarjet janë informuar prokurorët kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.
