As qytetarët që kanë qenë të angazhuar në misione ushtarake në Afganistan e Irak nuk do të kenë tatim të dyfishtë. Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, thotë se me këtë kategori qytetarësh, problem ka paraqitur fakti që vërtetimet janë dhënë nga kompanitë dhe jo nga administrata e huaj tatimore. Ajo sqaron se përmes Ministrisë së Jashtme, kanë kërkuar prej administratorëve tatimorë të huaj, dëshmi se tatimi është paguar në ato vende, gjë që do ta zgjidhte plotësisht problemin.
“Një kategori e caktuar e qytetarëve që kanë qenë të angazhuar në misione ushtarake, apo baza ushtarake në Afganistan dhe Irak, kanë reaguar për tatimin e paguar në ato vende, dëshmitë që i kanë dorëzuar, nuk mund të vërtetohen nga ana e DAP-it, sepse janë dhënë nga kompani, ndërsa nevojitet të jenë nga administrata tatimore të huaja dhe pikërisht këtyre qytetarëve, i marrim parasysh deklarimet e tyre se tatimi është paguar në vendin e huaj ku i kanë fituar të hollat, atyre u kemi dalë në ndihmë. Pra bëhet fjalë për rreth 250 qytetarë, përmes Ministrisë së Jashtme, jemi drejtuar te administratorët e huaj tatimorë, që të na vërtetojnë se tatimi është paguar në ato vende” nënvizoi Petrova.
Petrova tha se transferet mbi baza private si; dhurata apo mbështetje financiare nga familjarët që jetojnë jashtë nuk tatimohen./Alsat.mk.
The post Petrova: Po punohet për zgjidhje edhe për qytetarët e angazhuar Irak e Afganistan appeared first on Alsat.
