Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska në një prononcim për Alsat është shprehur se LSDM edhe më tej nuk merr në konsideratë vërejtjet e atyre që mendojnë ndryshe dhe për këtë shkak, ajo personalisht nuk do të ndalojë me luftën për reforma brenda partisë. Idetë tona nuk dëgjohen e anëtarët janë tradhëtuar u shpreh Petrovska ndërsa mungesën e saj në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë ku Goran Gerasimovski u zgjodh nënkryetar, e arsyetoi me angazhime në Kuvend.

“Mungesa e dialogut të vërtetë, mungesa e kapacitetit politik të një pjese të udhëheqësisë për udhëheqjen e partisë, dhe tradhëtia e anëtarësisë janë arsyet për të cilat kam folur dy vitet e fundit në parti, por jo vetëm unë. Shumë bashkë partiakë e kanë bërë të njëjtën, njëkohësisht duke ofruar zgjidhje për dalje nga kjo gjendje. Kryetari dhe një pjesë e udhëheqësisë i injoruan brengat tona dhe ndihmën e ofruar. Konsiderojmë se LSDM duhet të ristartohet përmes reformave të brendshme partiake, në të kundërtën do të zhduket nga skena politike”, tha Petrovska për Alsat.

The post Petrovska për Alsat: LSDM rrezikon zhdukjen nga skena politike appeared first on Alsat.