Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, iu rikthye rregullat të shumëpërfolura të skuadrës “papaja” të përdorura vitin e kaluar. Ato ishin një përpjekje për ta mbajtur drejtësi në luftën për titull midis tij dhe shokut të ekipit Lando Norris, i cili fitoi titullin për pilotë.

Piastri mohoi çdo sugjerim për sabotim kundër tij, por pranoi se mënyra se si ekipi i trajtoi rregullat gjeneroi më shumë stres sesa përfitime. “Vitin e kaluar, u gjetëm në disa situata që nuk ishin të nevojshme dhe shtuam shumë më tepër stres sesa duhej në disa gjëra“, komentoi Piastri.

Gjatë pushimit të sezonit, të gjithë patëm kohë të reflektonim mbi këtë dhe të kuptonim se ka gjëra që duhet të bëjmë ndryshe. Mendoj se të gjitha ato situata në të cilat u gjetëm lindën nga qëllime të mira, por ndonjëherë, ato kërkonin shumë përpjekje“, shtoi Piastri.

Megjithatë, australiani përjashtoi qartë çdo qëllim manipulues nga ana e ekipit kampion. “Sigurisht që nuk ka pasur ndonjë sabotim, pasi kam parë thashetheme në disa raste. Këto gjëra janë pjesë e garave, disa shkojnë sipas dëshirës tënde, disa jo. Ne kemi disa ide të mira se si t’i thjeshtojmë gjërat”, tha Piastri.

Mesazhi më i rëndësishëm është se duam të garojmë sa më drejt që të jetë e mundur, duke u përpjekur të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur për ekipin. Do të shohim se sa konkurrues jemi, por mendoj se kemi një plan të mirë se si t’i bëjmë gjërat pak më të lehta për veten tonë“, përfundoi ai.

The post Piastri mesazh McLaren: Mjaft me urdhëra brenda skuadrës, vjet përjetuam një stres më shumë appeared first on Telesport.