Autoritetet e Afrikës së Jugut thonë se rrëzimi i helikopterit që u nis nga provinca Cape, më 19 janar, ndodhi për shkak të një pinguini, përcjell TV21. Sipas autoriteteve, pinguini ishte brenda një kutie prej kartoni e cila rrëshqiti nga prehri i një hulumtuesi pasi helikopteri u nis nga ishulli Bird.

Në raportin e autoriteteve thuhet se kutia e pinguinit goditi levën e helikopterit, duke e bërë atë të anonte ashpër djathtas përpara se tehet e rotorit të përplaseshin në tokë, transmeton Daily Mail.

Sipas raportit, helikopteri është dëmtuar rëndë, por për fat të mirë asnjë nga personat në bord nuk është lënduar. Edhe pinguini thuhet se ka mbijetuar dhe nuk pa pësuar lëndime.

Sipas raportit, piloti, mashkull 35-vjeçar, i paidentifikuar, mori licencën e fluturimit në vitin 2021, ndërsa ka mbi 1650 orë kohë fluturimi.