Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s. Rezulati vazhdon 0-1.

The post Pjesa e dytë nis direkt me gol, Merinooooooo ngre në këmbë “Emirates”, por VAR prish gëzimin dhe festën e vendasve appeared first on Telesport.
