Luhen sot dy ndeshjet vendimtare, ku do mësohet fituesi i titullit kampion për këtë sezon në Serie A. Napoli që kryeson renditjen me 1 pikë më shumë se Inter, pret në shtëpi Cagliari-n.
Në rast fitoreje sot, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fiton titullin, pa i interesuar ezultati në sfidën tjetër Como-Inter. Në anën tjetër, zikaltërve iu duhet me patjetër fitorja sot dhe të shpresojnë në një hap fals të Napolit, për të shpresuar për te tituli.
Pjesa e parë në “Diego Armando Maradona” është mbyllur 1-0 për vendasit, pas supergolit të Scott McTominay në minutën e 41-të. Në fillim të pjesës së dytë, Lukaku shënoi të dytin, pas një topi të gjatë të marrë nga Amir Rrahmani, sulmuesi belg kaloi dy mbrojtësit kundërshtar dhe dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Alen Sherri. SHIKOGOLAT
Edhe Inter ka shënuar golin e dytë në transfertën ndaj Como, ku zikaltrit po fitojnë 0-2. Golin e dytë e shënoi Joaquin Correa, pas asistit të Mehdi Taremi dhe veprimit të bukur të argjentinasit para portës kundërshtare. SHIKOGOLAT
The post Pjesa e dytë nis me gol në të dy sfidat! Lukaku vulos titullin, Correa shënon për “qejf” (video) appeared first on Telesport.
