Një pjesë e madhe e Shkupit sot është pa ujë për shkak të paralajmërimit të planit kompleks operativ për riparimin e tubacionit kryesor. Autoritetet sigurojnë se sanimi do të përfundojë për maksimum 15 orë, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka dhënë rekomandime për qytetarët. Për shkak të sanimit të paralajmëruar, ditët e kaluara është vërejtur rritje e shitjes së ujit në markete.

Sipas informacioneve nga “Ujësjellës dhe Kanalizime” pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e vendbanimeve në qytet. Ujë do të ketë vetëm në Çair, Butel, Radishan, Rrugët e plastikave deri në Ambasadën Amerikane, Vizbeg, Bardovc, Zhelezarë, Zona e lartë e Autokomandës, Gjorçe Petrov nga SP Planet, Saraj, Shutkë, Fushë Tophane, Novosellski pat, vendbanimi Dame Gruev, Kisella Jabuka, Stopanski dvor, Vollkovë dhe Orman.

Për riparimin e defektit do të ndërpritet furnizimi me ujë nga tubacioni kryesor i qytetit F-1600, për shkak të zbatimit të planit kompleks operacional të paralajmëruar më parë për riparimin e tubacionit kryesor.

Nga “Ujësjellës dhe Kanalizime” dje informuan se është hartuar një plan operativ me të cilin parashkohet një procedurë e saktë për të përfunduar me shpejtësi dhe efikasitet këtë ndërhyrje.

“Qëllimi kryesor i këtij plani operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit në komunën Gjorçe Petrov dhe Karposh, me riparimin e 6 segmenteve ku janë shënuar humbje të mëdha të ujit në dekadat e fundit. Me mbylljen e ujëpërçuesit kryesor të Qytetit F1600mm për shkak të sanimit të 5 mbyllësve përgjatë kësaj linje në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri në kryqëzimin në bulevardin “Partizanski Odredi” me rr. “Nikolla Parapunov” do të kryejë: Ndërrimin e kanalit jofunksional 400 mm në rrethrrotullimin në Gjorçe Petrov, Riparimin e kanalit 600 mm në urën e “Kombeve të Bashkuara” që pikon, Mbylljen e valvulës të kanalit 700 mm në “Partizanski odredi”, i cili rrjedh dhe ndërrim i kanalit F150 i vendosur në të njëjtën puset, Riparimi i tapës F700mm dhe F500mm në rr. “Nikola Parapunov” dhe Ndërrimi i 4 valvulave të ajrit”, thuhet në komunikatën e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup.

Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët lidhur me mungesën e paralajmëruar të ujit në periudhën e ardhshme në Shkup. Për qytetarët rekomandohet – magazinim të ujit në të paktën 4 litra ujë për person në ditë, të përdoret vetëm për nevoja esenciale si për pije, gatim dhe higjientë personale, të përdoren mjete olr dezinfektimin e durave nëse nuk ka qasje në ujjë, të përgatitet vakte, të cilët nuk kërkojnë shumë ujë për përgatitje dhe pastrim.

Në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe në TOARMIQE pa ndërprerje do të realizohen ndërhyrjet më urgjente. Drejtorët e dy institucioneve në deklaratë për MIA-n kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që të mos ketë ndërprerje në ndërhyrjet emergjente.

“Ndërhyrjet më urgjente do të kryhen pa ndërprerje. TOARMIQE  tashmë ka bërë një plan dhe ka organizuar një numër të shtuar të ekipeve mjekësore që do të vendosen gjatë fundjavës. Po i marrim të gjitha masat që të vazhdohet vazhdimësia e punës, pa pasur ndonjë ndërprerje të madhe në funksionim, tha për MIA-n drejtoresha e TOARMIQE-s, Marija Srceva.

Probleme në punë nuk pret as Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov. “Nuk presim asnjë problem, do të punojmë me pacientët urgjentë si çdo fundjavë. Orari ynë i punës është 24/7”; deklaroi Nastov për MIA.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të martën në deklaratë për media tha se nuk do të ketë nevojë për shpërndarje të ujit, sepse riparimi i defekti nuk do të zgjat më shumë se një riparim i rregullt të ndonjë defekti tjetër në qytet.

“Teknikët e ndërmarrjeve publike në Shkup janë të gatshëm që sipas planit të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që të mos ketë nevojë për furnizim me ujë, sepse nuk do të duhet asgjë më shumë se riparim i rregullt i ndonjë defekt që e kemi në qytet”, tha Arsovska.

Riparimi i paralajmëruar bëri që banorët e Shkupit të blejnë sasi më të mëdha të ujit në ditët e kaluara. Në disa nga marketet e vizituara nga MIA, raftet me ujë, sidomos tubat mbi pesë litra, ishin bosh.

“Sa i radhisim, i marrin”, tha njëra nga shitëset.

Edhe objektet hotelierike siguruan rezerva, ndërsa  disa prej tyre kanë paralajmëruar se mund të mos punojnë fare. Ata thonë se nëse ndërprerja e ujit zgjat dy-tre ditë e më shumë, do të kenë dëme të mëdha.