Deri në orën 17:00, në zgjedhjet e sotme në Kosovë kanë votuar gjithsej 659,044 qytetarë, që përfaqëson 32.54% të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,025,105.
Po ashtu, deri në këtë orë janë procesuar 2,426 nga gjithsej 2,571 vendvotime, që përbën 94.36% të vendvotimeve të rregullta.
The post Pjesëmarrja në zgjedhje arrin 32,55% – të dhënat deri në orën 17:00 appeared first on Alsat.