Kanë nisur me gola pjesët e dyta në ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.Michael Olise ka kaluar Francën në avantazh ndaj Kroacisë me një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 52-të, në sfidën që po luhet në “Stade de France”. Ndeshja e parë 2-0 për kroatët. SHIKOGOLIN
Në Dortmund, Italia ka reaguar duke shënuar golin e parë me anë të Moise Kean, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtësve vendas. Gjermani-Itali 3-1. SHIKOGOLIN
Në Valencia, Memphis Depay pengohet brenda zonës dhe fiton penalltinë, të cilën e ekzekuton saktësisht vetë dhe barazon shifrat. Spanjë-Holandë 1-1. SHIKO GOLIN
Në Lisbonë, Danimarka barazon shifrat 1-1 ndaj Portugalisë. Eriksen kroson nga goditja e këndit, Kristensen dërgon topin me kokë në rrjetë duke barazuar shifrat në minutën e 55-të. SHIKOGOLIN
The post Pjesët e dyta nisin me gola! Barazojnë Holanda dhe Danimarka, “zgjohet” Italia, Franca zhbllokon shifrat appeared first on Telesport.
