Plagosen dy persona ne Butel te Shkupit?!

Një incident i armatosur ka ndodhur sot në lagjen Butel të Shkup, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve fillestare, të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik te banorët e zonës. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në një institucion shëndetësor, ndërsa gjendja e tyre për momentin nuk bëhet e ditur.
Forcat e policisë kanë dalë në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e motiveve të këtij incidenti.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme priten më shumë detaje gjatë orëve në vijim, ndërsa qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë në këtë zonë.