Ditët po kalojnë dhe Barcelona po has shumë vështirësi për të finalizuar transferimin e Marcus Rashford, e gjendur në këtë situatë klubi katalanas ka hedhur sytë tek një objektiv tjetër, që mund të jetë më i lehtë për t’u arritur sesa anglezi.

Barcelona ka kthyer vëmendjen te Leroy Sane, një njohje e vjetër e Hansi Flick, i cili i njeh mirë aftësitë e anësorit gjerman dhe ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje.

Sane është në muajt e fundit të kontratës me Bayern dhe transferimi i tij në “Camp Nou” brenda merkatos së janarit do të kryhej me një kosto të ulët, gjë që përputhet më së miri me situatën financiare të klubit katalanas.

Shkathtësia e Sane për të performuar në të dy krahët, madje edhe si një nëntë false, e bën atë një lojtar interesant që do ta ndihmonte shumë Barcelonën në aspektin sulmues.

The post Plani B i Barcelonës nëse nuk transferon Rashford, një njohje e vjetër për Flick appeared first on Telesport.