Pas transferimit të Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, këto ditë do bëhet zyrtarizimi i transferimit të mbrojtësit anglez, Real Madrid po punon për të forcuar krahun e majtë.
Alternativa e parë është Alvaro Carreras. Spanjolli ka ngjallur interesin e madh të Real Madridit pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Portugali me Benfica-n dhe gjithçka tregon se klubi madrilen është i gatshëm të ushtrojë klauzolën e tij të lirimit, afër 50 milionë euro. Nëse kjo marrëveshje nuk realizohet, alternativa e dytë që Reali ka për krahun e majtë është Theo Hernandez.
Francezi është i hapur për një rikthim në Madrid, por marrëveshja mes Milan dhe Real Madrid nuk do jetë aspak e lehtë. Hernandez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe kuqezinjtë mund të heqin dorë prej tij vetëm nëse vjen një ofertë shumë e mirë ekonomike. Gjithsesi, objektivi i parë i Real Madrid për krahun e majtë është padyshim Alvaro Carreras.
The post Plani B i Real Madrid nëse nuk vjen Alvaro Carreras, do tentohet super mbrojtësi i Serisë A appeared first on Telesport.
