Në Turqi, stuhia e arbitrave që shpërtheu pas vendimit të Adana Demispor për t’u larguar nga fusha 20 minuta pas një penalltie të dhënë me shumë bujari për Dries Mertens (e finalizuar nga Morata), vazhdon pas incidentit.
Fenerbahçe, e dyta në renditjen pas Galatasaray, pas reagimit te Jose Mourinho qe hidhte videon e episodit dhe shkruante “therrisni policine” per nje tjeter vjedhje sipas portugezit, lëshoi një deklarate helmuese:
Me kontratat tuaja të paligjshme, reklamimin e biletave në tregun e zi dhe bastet e paligjshme, ju vazhdoni të mashtroni shtetin tonë dhe Federatën Turke të Futbollit. Me mediat tuaja të kontrolluara dhe deklaratat hipokrite, vazhdoni të mashtroni publikun.
Vazhdoni të mashtroni gjyqtarët dhe tifozët e futbollit me lojtarët tuaj që kanë vite që veprojnë në mënyrë mashtruese! Falë jush nuk ka mbetur as besim dhe as drejtësi! Por ju jeni gjithmonë më të pafajshmit dhe më të viktimizuarit! Urime, çfarë i keni bërë futbollit turk!”
The post Plas keq në kampionatin turk, Fenerbahce akuzon Galatasarayn si “Ju po vrisni futbollin”. Mourinho: “Thërrisni policinë” appeared first on Telesport.
