Një skandal i madh ka tronditur Turqinë së fundmi. Një numër i madh arbitrash kanë rezultuar të përfshirë në baste sportive, shumë prej tyre luajnë rregullisht. Federata e Futbollit e Turqisë thotë se do të nisë procedura disiplinore pasi qindra gjyqtarë profesionistë ndeshjesh u gjetën të kenë llogari bastesh.

Një hetim pesëvjeçar zbuloi se 371 nga 571 gjyqtarë ndeshjesh kanë llogari bastesh, 152 prej tyre që luajnë bixhoz rregullisht.. Ndërsa disa kishin vënë baste vetëm një herë, 42 kishin vënë baste në më shumë se 1,000 ndeshje futbolli dhe një gjyqtar që u zbulua se kishte vendosur 18,227 baste.

Duke folur në një konferencë për mediat në Stamboll, presidenti i federatës turke të futbollit (TFF) Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, nuk i zbuloi emrat e gjyqtarëve, por tha se lista përfshinte 7 gjyqtarë  kryesor dhe 15 gjyqtarë ndihmës nga dy divizionet kryesore të Turqisë, pjesa tjetër nga kategoritë e ulëta.

“Nëse duam ta sjellim futbollin turk në vendin që meriton, duhet të pastrojmë çdo papastërti që ka,” tha Haciosmanoglu. Ai shtoi se zyrtarët përgjegjës do t’i referohen bordit disiplinor të TFF-së dhe “do të përballen me dënimet e nevojshme”.

The post Plas skandali i madh në Turqi. Mbi 350 arbitra të përfshirë në baste, 150 prej tyre luajnë bixhoz rregullisht appeared first on Telesport.