Debati i arbitrave vazhdon te jete i gjere ne Spanje dhe sonte mori vëmendje ne fund të ndeshjes së luajtur në Santiago Bernabéu mes Real Madrid dhe Alavés. Pas një nate protestash të vazhdueshme dhe të zemëruara nga skuadra e bardhë, e cila pa katër kartonë të verdhë, braziliani Endrick i acaruar goditi me shqelm një kundërshtar ne pjeset intime, një lëvizje që solli vetëm një të verdhë nga arbitri.

VAR (ku përfshihej Figueroa Vázquez) vendosi të mos thërriste arbitrin kryesor në monitor dhe trajneri i Alaves, Luis García Plaza zbuloi në një konferencë për shtyp se kishte diskutuar lojën me Ancelottin, i cili nga ana e tij u ankua për kartonët e verdhë të marre nga ekipi i tij. “Askush nuk mund të thotë se nuk është e kuqe ajo e Endrick, të gjithë e shohin atë,” tha tekniku i Alaves.

ENDRICK VIDEO – VIDEO

“Carlo është një fenomen dhe unë kam një admirim të madh për të. Ai tha se një e verdhë nuk ishte dhe unë i thashë që ia kanë falur një të kuqe. Ne duhej të luanim dhjetë minutat e fundit kundër dhjetë futbollistëve te Real Madrid”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Më vonë, ndoshta ne nuk fitojmë ose ata shënojnë një gol tjetër, por ata duhet të luajnë pa atë lojtar. Askush nuk mund të thotë që nuk është e kuqe, të gjithë e shohin. Unë gjithashtu e kuptoj që arbitri nuk e sheh atë, por për këtë është VAR-i. Është e kuqe sepse ka për qëllim vetëm të godasë.”.

The post Plas skandali pas Real-Deportivo Alaves! Trajneri i miqve: “Pse VAR nuk sinjalizoi goditjen e Endrick, ishte i kuq” (VIDEO) appeared first on Telesport.