“Ardhja e tij tregon se nuk ka mbrojtje as për atë as për BDI-në”, kështu tha në Click Plus Blerim Sejdiu nga VLEN për arrestimin e Artan Grubit duke shtuar se kanë informacione se “BDI ka thënë se nuk mund ta shpëtojnë veten e jo më atë”, shkruan TV21. Sejdiu tha se me ardhjen e Grubit po hapet paprekshmëria e BDI-së dhe e sistemit korruptiv që siç tha, sistemi i paprekshmërisë bie dhe hapet Kutia e Zezë.

“Grubi do të dalë dhe të këndoj dhe do të thotë një nga një kush është i përfshirë aty, çfarë ka ndodhur më tutje dhe kush ka qenë i përfshirë në të gjitha aferat”, deklaroi Sejdiu.

Tutje Sejdiu shtoi se me ardhjen e Artan Grubit, në Maqedoni do të ketë një kthesë politke e siç tha “Grubi do të jetë kingu që do t’i fundosë të gjithë të tjerët”.

“Ai do të jetë ai kingu që do të fundosë të gjithë kingat tjerë të korrupsionit që kanë zhvatur këtë shtet 20 vite dhe vërtetë do të jetë kingu i fundosjes bashkë me të tjerët dhe do të jetë një kthesë politike në Maqedoni pas ardhjes së tij, për arsye se BDI shumë mirë e di se ai çfarë informacionesh ka”, deklaroi Sejdiu