Policia e Shkupit ka ndaluar mbrëmë një fëmijë pasi tek ai ka gjetur marihuanë, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në rajonin e Karposhit.

“Më 26.10.2024 rreth orës 20.40 në Shkup, në rajonin e Karposhit, nëpunësit policorë të Njësitit për intervenim policor në kuadër të SPB Shkup kanë privuar nga liria një fëmijë nga Shkupi, pasi te ai është gjetur dhe marrë marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.