“Nëse fillojmë t’i kritikojmë ashpër lojtarët pas ndeshjes së parë, nuk po e ndihmojmë kombëtaren“. Kështu deklaroi Giovanni Di Lorenzo pas humbjes ndaj Belgjikës në ndeshjen hapëse të Nations League.
“Nuk e di se sa kohë do të duhet, por është çështje vetëbesimi”, shtoi mbrojtësi i Napoli dhe kombëtares në një intervistë për Rai pas humbjes së Italisë 0-2 ndaj Belgjikës, në ndeshjen e luajtur në ‘Olimpico’.
“Duhet të gjejmë sërish atë kombëtare që u kall frikën kundërshtarëve. Sigurisht që nuk është fillimi më i mirë e vërshëllimat janë të kuptueshme. Por, kemi edhe tri ndeshje të tjera dhe duhet të përqendrohemi te to. Patjetër që duhet të përmirësohemi“, tha Di Lorenzo.
The post “Po na masakrojnë që pas ndeshjes së parë, kombëtarja ka nevojë për mbështetje” appeared first on Telesport.
