Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenham në Premier League dhe tani në krye të kombëtares amerikane të futbollit, duket se ka ende nostalgji për futbollin anglez. Duke folur në “The High Performance Podcast”, ai pranoi se ëndërron titullin në kampionatin anglez.
“Po, besoj se do ta fitoj Premier League. Për mua është me të vërtetë e rëndësishme. Nëse nuk beson, nëse nuk ke besim, ajo uri, pasion dhe luftë, është e vështirë për t’u arritur. Edhe Champions League është e mrekullueshme sepse është edhe një ëndërr, si Kupa e Botës”, tha Pochettino.
“Unë e dua shumë futbollin anglez; futbolli lindi këtu. Patëm shumë fat që kaluam shumë kohë në Wembley, i cili është një ikonë për ne. Është një stadium i mrekullueshëm. Unë do të përpiqem ta fitoj një titull në Premier, por se me cilin klub, nuk e di”, shtoi argjentinas.
“Tani, jemi në momentin tonë më të mirë si staf trajnerësh sepse jemi ende të rinj, kemi energji. Mendoj se mund të jem më i mirë sepse mund të përmirësohesh, por sot mendoj se kemi kapacitetin dhe njohuritë, ekuilibrin për t’i ofruar çdo klubi të vetëm gjëra të mira”, tha Pochettino.
The post Pochettino: E di se një ditë do ta fitoj Premier League, por ende nuk e di me cilin klub appeared first on Telesport.
