Episodi 77 i podkastit Versus do të jetë një nga më specialët e këtij sezoni. Treshja e Telesportit, ADN, ka menduar një koncept ndryshe me rastin e Superbowl 2025.
Ata do të xhirojnë duke nisur nga ora 24:00 në mesnatë deri në orët e para të mëngjesit. Gjithsej, afro pesë orë, duke zgjedhur edhe të ftuar për të biseduar me ta.
Tematikat kësaj here do të ndryshojnë. Denisi do të jetë përgjegjës për të komentuar ngjarjen më të madhe sportive të vitit, por do të flitet edhe për tema jashtë sportit.
Pra, ADN do të zhvillojë tema nga më të ndryshmet, nga përditshmëria e jetës në Shqipëri, te ndryshimi i brezave dhe deri tek emisionet që ndjekin aktualisht të rinjtë në vendin tonë.
Do të ketë edhe doza nostalgjie, me kujtime nga e kaluara dhe me rrëfime për detaje të ndryshme. Një episod për të mos u humbur, i cili do të publikohet në kanalin Telesport në Youtube të hënën në mbrëmje.
The post Podcast “Super Bowl në Versus”: 5 orë xhirime nga mesnata deri në mëngjes! appeared first on Telesport.
