Pogradeci fitoi mbrëmjen e së premtes 3-1 ndaj Tiranës në finalen e dytë play off në volejboll për femra, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ndeshja luajtur në Farkë u dominua nga liqenoret, që u hakmorrën për humbjen e sfidës së parë.
Ndonëse pritej një Tiranë më agresive, në fushë dominoi Pogradeci, me konkret në lojën e tij dhe më i saktë në mbrojtje. Bardheblutë luajnë vetëm në setin e parë, të cilin e fitojnë në pikët shtesë 28-26, pasi më tej loja nuk ka më histori.
Pogradeci nuk dorëzohet, përkundrazi e rrit nivelin e lojës dhe ka “frenat“ e lojës, duke qenë superior në fushë. Tri setet e tjera nuk kanë histori, pasi fitoren nga mikeshat 25-15, 25-13 e 25-21, duke e merituar fitoren. Sfida e radhës pas tri ditësh në Pogradec.
Superliga-Femra, finale play off
Nd.1, Pogradeci – Tirana, 1-3
Nd.2, Tirana – Pogradeci, 1-3 (1-1)
27 prill, Pogradeci – Tirana, 18:00
30 prill, Tirana – Pogradeci, 18:00
The post Pogradeci hakmerret ndaj Tiranës, fiton finalen e dytë dhe barazon 1-1 serinë e takimeve appeared first on Telesport.
