Është luajtur sot java e 5-të e Superligës në volejboll për femra, ku spikat fitorja 3-2 e Pogradecit ndaj Dinamos (22-25, 25-23, 22-25, 30-28, 21-19). Një ndeshje që ishte një maratonë e vertetë, që zgjati mbi dy orë, me të dyja skuadrat që dueluan fort.

Dy herë blutë kaluan në epërsi e po dy herë u arritën nga pogradecaret, që në fund morën një fitore të vështirë, duke qëndruar të pamposhtura në kampionat, ashtu sikurse edhe bardheblutë, që ngjiten në krye.

Një fitore të lehtë korri skuadra e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-0 Vllazninë (25-10, 25-11, 25-12). Mikeshat nga Shkodra për asnjë moment nuk arritën të rivalizojnë, duke e kthyer në një stërvitore këtë sfidë për bardheblutë.

Pa problem fiton edhe Partizani, që mundi 3-0 Korabin në kryeqytet (25-11, 25-16, 25-12), duke qëndruar me grupin e ekipeve pretendente. Nuk zhgënjen Skënderbeu, që në Durrës fitoi 3-0 ndaj Teutës (25-15, 25-20, 25-17) dhe qëndron në katërshe.

Superliga-Femra, java e 5-të

Teuta – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Korabi, 3-0

Tirana – Vllaznia, 3-0

Pogradeci – Dinamo, 3-2

Renditja: Tirana 14 pikë, Pogradeci 13 pikë, Dinamo 13 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Partizani 7 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

The post Pogradeci mund Dinamon pas një maratone, Tirana përfiton dhe merr kreun e Superligës appeared first on Telesport.