Është mbyllur java e 7-të e Superligës në volejboll për femra. Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Partizanit, duke u rikthyer në krye të klasifikimit dhe shpallur “kampion i dimrit”.

Pogradecaret fituan 3-0 (25-15, 25-13, 25-23) ndaj Partizanit në kryeqytet, duke marrë tri pikët që i mbajnë të pamposhtura, ndërsa kryeqytetaset qëndrojnë në vendin e katërt.

Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 3-0 Korabin (25-8, 25-13, 25-13). Një ndeshje që ishte një stërvitore për korcaret, që konsolidojnë vendin e katërt në renditje.

Superliga-Femra, Java e 7-të

Teuta – Vllaznia, 2-3

Tirana – Dinamo, 2-3

Skënderbeu – Korabi, 3-0

Partizani – Pogradeci, 0-3

Renditja: Pogradeci 19 pikë, Dinamo 18 pikë, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë, Korabi 0 pikë.

The post Pogradeci mund Partizanin dhe e mbyll fazën e parë në krye, fiton edhe Skënderbeu appeared first on Telesport.