Policia ka arrestuar tre persona të cilët më 22 qershor rreth mesnatës kanë sulmuar fizikisht një 14 vjeçar në lagjen Çento të Shkupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia dhe as denoncuesi nuk ka zbardhur motivet e sulmit. Ministria e Brendshme ka njoftuar shkurt se i mituri është sulmuar rëndë dhe ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pas zbardhjes së motivit rasti do të dokumentohet dhe do të procedohet. Në denoncimet e policisë, familja ka deklaruar se 14 vjeçari ka marrë 7 plagë me mjet të fortë dhe janë ankuar se rasti nuk po procedohet si tentim vrasje por si sulm fizik. Ndërkohë Prokuroria Publike ka njoftuar shkurt nuk ka hapur hetim përderisa policia nuk ka dorëzuar kallëzim penal./Alsat.mk.

The post Policia arreston tre persona për sulmin ndaj 14-vjeçarit në Çento të Shkupit appeared first on Alsat.