Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje parashikojnë kompetenca të reja për policinë, me qëllim mbrojtjen e menjëhershme të viktimave.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se në rastet kur policia konstaton rrezik serioz për dhunë në familje, zyrtari policor do të mund të urdhërojë gojarisht largimin e personit potencialisht të dhunshëm nga shtëpia, pavarësisht nëse ai është pronar i pronës. Urdhri do të vlejë për 48 orë, ndërsa brenda gjashtë orëve policia duhet ta lëshojë edhe me shkrim dhe ta njoftojë gjykatën, e cila do të vendosë pa seancë gjyqësore. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të byzylykëve elektronikë në procedurë civile. Pas miratimit, zbatimi do të fillojë me një periudhë provuese prej gjashtë muajsh./TV21
