Një futbollist nikaraguan thuajse humbi ndeshjen eliminatore të Botërorit 2026 kundër Kosta Rikës këtë të hënë, për shkak të borxhit për ushqimin e fëmijëve.

Pikërisht për këtë shkak, policia shkoi për ta arrestuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit kombëtar të San Hoses. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosta Rikës, Gustavo Araja, sqaroi situatën për gazetarët dhe praninë e policisë, por nuk dha më shumë detaje, pasi rasti përfshinte një person të mitur në mes.

Identiteti i futbollistit nuk u bë publik, por ai mundi ta luante ndeshjen, pasi ra dakord që ta paguante borxhin direkt pas ndeshjes, për të shmangur arrestimin.

Kosta Rika e fitoi 4-1 ndeshjen e katërt të fazës përfundimtare të eliminatoreve të “Concacaf” për Botërorin 2026. Ndeshja ishte kyçe për të dyja kombëtaret. Kosta Rika (3 pikë) kishte nevojë për fitore që t’i mbante gjallë shpresat për vendin e parë të grupit, ndërsa Nikaragua (1 pikë) u eliminua praktikisht pas humbjes./Telesport/

The post Policia futet në dhomat e zhveshjes për të arrestuar futbollistin e kombëtares!? appeared first on Alsat.