Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”. I riu, banues në Bathore, dyshohet se po transportonte në një valixhe një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, me qëllim shitjen.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, thonë mes tjerash nga Policia shqiptare.
