Retorika e ashpër dhe e mbushur me fyerje e akuza mes politikanëve ishte tema e studimit “Matja e narrativave të dëmshme politike”, i realizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit. Nga Instituti theksuan se politikanët duhet ta ulin këtë lloj komunikimi, i cili është shumë i dëmshëm për shoqërinë – veçanërisht tani kur po i afrohemi një cikli të ri zgjedhor. Debati u zhvillua në Komisionin Parlamentar për Sistem Politik, por vetëm një numër shumë i vogël deputetësh treguan interes për të dëgjuar rezultatet e këtij studimi.
“Subjektet politike shpesh, në komunikimin e tyre me publikun, shpërndajnë gjysmë të vërteta, madje edhe dezinformata dhe gënjeshtra. Një pjesë e madhe e këtij nxitimi për të përhapur narrativa të tilla të dëmshme duket se ka për qëllim përshkallëzimin e ndarjeve dhe polarizimit, i cili në shoqërinë tonë është bërë tashmë alarmant. Ndarjet janë të shumta – si mbi baza kombëtare dhe etnike, ashtu edhe fetare dhe partiake, padyshim”, tha Eleonora Serafimovska, Anëtare e ISK.
“Nga përmbajtjet e analizuara, kemi identifikuar katër kategori të narrativave më të shpeshta të dëmshme në komunikimin e partive politike dhe liderëve të tyre, minimi i besimit në institucione, përzgjedhja e njëanshme e fakte, sulme personale dhe demonizim, nxitje përçarjesh”, tha Bojan Georgievski, anëtar i ISK-së.
