Pas barazimit zhgënjyes 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë në grup, Portugalia ka bërë më së miri detyrën në ndeshjen e dytë duke fituar 5-0 ndaj Uzbekistanit.
Në minutën e 6-të u shënua goli i parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.
Në minutën e 17-të, Nuno Mendes shënon golin e tij të parë në Botëror. Mbrojtësi portugez ekzekutoi një goditje dënimi ballore në mënyrë perfekte. Niset Cristiano Ronaldo, por në fund gjuan Nuno Mendes dhe topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 29-të, Azizjon Ganiev shënon atë që do të ishte goli më i bukur i këtij Botërori deri tani. Mesfushori i Uzbekistanit befaso Diogo Costa-n me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca. Por, goli anullohet për një faull gjatë aksionit të Abbosbek Fayzullaev ndaj Joao Cancelo.
Në minutën e 38-të, kundërsulm i shpejtë i portugezëve. Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal, pas asistit të Bruno Fernandes këtë herë. Ky është goli i 10-të për CRistiano Ronaldon në historinë e Kupës së Botës. ndërsa është goli i 975-të në gjithë karrierën e tij.
Pjesa e parë mbyllet 3-0 për luzitanët. Në minutën e 60-të, portieri Abduvakhid Nematov shënoi një autogol, pas një krosimi nga këndi nga Bruno Fernandes.
Në minutën e 87-të, i sapofuturi në fushë, Rafa Leao, shënoi golin e pestë. Portugalia fiton 5-0 dhe merr kryesimin e grupit K. Ndeshja tjetër e këtij grupit mes Kolumbisë dhe D.R. Kongo do të luhet nesër në orët e para të mëngjesit.
The post Portugalia bën më së miri detyrën ndaj Uzbekistanit. Gola dhe spektakël. Ronaldo shkruan historinë (video) appeared first on Telesport.
